Loading…

Shumë tema të nxehta brenda një jave: A është strategji e Kurtit për ta hequr vëmendjen nga dështimet e tij, dialogu dhe Asociacioni

  • 12/08/2022 | 11:43

Shumë tema të nxehta brenda një jave: A është strategji e Kurtit për ta hequr vëmendjen nga dështimet e tij, dialogu dhe Asociacioni

Pothuajse në çdo vend të botës, gushti është muaji i pushimeve, prandaj edhe ngjarjet politike e debatet janë të rralla. Por, në Kosovë po ndodhë e kundërta.


Si në asnjë verë tjetër, skena e debatit publik po vlon nga tema të ndryshme e të nxehta.

Kryetemë e këtyre ditëve të muajit gusht është një fushatë e nisur në rrjete sociale për të ndryshuar një Udhëzim Administrativ të Ministrisë së Arsimit, që nuk lejon bartjen e shamisë nga fëmijët në shkolla.

Ky debat filloi vetëm një ditë pasi kryeministri Kurti u tërhoq nga vendimi për të zbatuar dy vendimet që kishin të bënin me reciprocitet në letërnjoftime të Serbisë dhe regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale të lëshuara nga shteti serb.

Më 1 gusht 2022, ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, ka publikuar në Facebookun e tij një kërkesë që ia ka drejtuar ministres Arbërie Nagavci për anulimin e një neni të caktuar të Udhëzimit Administrativ.

Po ashtu, pas një kohe, sot ka paralajmëruar konferencë edhe avokati i afërt me LVV-në, Tomë Gashi, lidhur me një pretendim të ri të tij për rastin e Astrit Deharit, i cili edhe pas ardhjes në pushtet të LVV-së ende nuk ka epilog.

Konferenca e tij po vjen pas një takimi që kishte me ministren Albulena Haxhiu dhe zëvendësin e saj.

Të gjitha këto tema duket sikur po nxiten me qëllime të caktuara, për ta humbur vëmendjen nga një temë tepër e rëndësishme për shtetin e Kosovës, shkruan Demokracia.com. Në të gjithë këtë debat të nxehtë veror, vetëm një temë është lënë anash dhe nuk e ka vëmendjen e duhur të shoqërisë kosovare – problemet në veri, dialogu me Serbinë dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Normalizimi i raporteve me Serbinë dhe arritja e rezultsteve konkrete janë kërkesë e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qëia kanë prezantuar kryeministrit dhe presidentes edhe në takimin e tyre në Uashington me sekretarin e shtetit, Antony Blinken. Nisja e negociatave për Asociacionin ishte kërkesë e mbajtur fshehtë për disa ditë, derisa u zbulua nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i cili bëri të ditur se sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, u ka thënë Kurtit dhe Osmanit se duhet të nisin diskutimin për Asociacionin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë