Loading…

Shumë shpejt 1 dollarë do jetë i barabartë me 1 euro

  • 18/12/2016 | 09:53

Shumë shpejt 1 dollarë do jetë i barabartë me 1 euro

Do të ndodhë më shpejt se sa prisni faktin se dollari amerikan do të ketë ngritje që me zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA. Kjo do sjellë si pasojë shfuqizimin e euros, duke i vënë të dyja vlerat valutore në një kursë krahasuese.

Që nga dita e zgjedhjeve të presidentit të ardhshëm, dollari tashmë vlerësohet me 0.96 €. Vlera e tij më e lartë që në vitin 2003.

Prirja ka çuar në parashikimet e barazisë kur 1 dollar është me vlerë 1 euro.  Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë në vitin 2002, transmeton gazetametro.net.

Adam Slater, ekonomisti drejtues në Oxford Economics, tha të enjten se barazia mund të arrihet deri në fund të vitit 2017. Slater më tej tha se lëvizjet e vlerave monetare janë duke u shtyrë nga politikat monetare divergjente në të dyja anët e Oqeanit Atlantik.

“Federal Reserve”, sistemi qendror bankar i SHBA-së është duke rritur normat e interesit, duke e parë ekonominë amerikane të përmirësuar dhe me këtë pret rritjen e çmimeve, transmeton gazetametro.net. Ndërkohë, Banka Qendrore Evropiane ka zgjeruar programin e saj stimulues dhe ka mbajtur normat e interesit në rekorde të ulëta për të mbështetur ekonominë dhe për të rritur inflacionin.

Investitorët tërhiqen nga normat e larta të interesit dhe ekonomitë e forta, sepse ata presin një kthim më të mirë të parave të tyre, gjë që ka shtyrë dollarin ti rritet vlera

Presidenti i zgjedhur Trump është gjithashtu duke luajtur rëndë në ekuacionin e monedhës, sepse ka premtuar se do të ulë taksat dhe do mbështesë projektet e infrastrukturës. Politikat e tij mund të krijojnë një mjedis inflacioni, ku Federal Reserve do t’i duhet të mbajë normat e interesit të larta për inflacionin.

Ndryshimi i madh në këto monedha është duke i  bërë produktet evropiane dhe udhëtimet më të lira për amerikanët. Eksportuesit evropiane, duke përfshirë prodhuesit gjermanë të makinave, pritet të përfitojnë.

Gjermania eksporton mallra me vlerë mbi 125 miliardë dollarë në SHBA çdo vit, duke e bërë atë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë