Loading…

Shumë pak minuta për Rashicën, në barazimin e Galatasaray ndaj Adana Demirspor

  • 01/10/2022 | 21:28

Shumë pak minuta për Rashicën, në barazimin e Galatasaray ndaj Adana Demirspor

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pasi humbi pozitën e titullarit te Noriwch City tani nuk po gjen minuta as te Galatasaray. Ai sot u inkuadrua vetëm në minutën e 89’të në barazimin pa gola ndaj Adana Demirspor, transmeton Gazeta Metro.


Anësori nga Vushtrria luajti rreth 10 minuta sepse gjyqtari kryesor kishte vendosur për nëntë minuta shtesë.

Gjatë kësaj kohe 26-vjeçari preki vetëm 5 herë topin dhe pati një driblim brenda zonës, por për fat të keq kundërshtari nuk e lejoi të godiste drejt portës.

Milot Rashica u huazua nga klubi anglez në Superligën e Turqisë në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.

Gazeta Metro ditë më parë kishte kontaktuar me gazetarin e mediumit të njohur anglez ‘The Athletic’, Michael Bailey, i cili punon si korrespodent i Norwich Cityt për të biseduar më shumë rreth shkaqeve të largimit të Rashicës nga Anglia, pritshmërive që kishin qenë fillimisht për të e disa gjëra të tjera. /gazetametro.net

‘Prisnim t’i rrezikonte edhe ekipet e mëdha’: Gazetari anglez flet për periudhën e Rashicës te Norwich City

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë