Loading…

Shumë marramendëse: Kaq do të paguhet Sarah Jessica Parker për “Sex and the City”

  • 13/01/2021 | 18:19

Shumë marramendëse: Kaq do të paguhet Sarah Jessica Parker për “Sex and the City”

Sarah Jessica Parker, e cila njoftoi zyrtarisht rikthimin e “Sex and the City”, do të fitojë shumën marramendëse prej 10 milionë dollarësh për miniserialin e ri.


“People” raporton se aktorja e famshme do të marrë 1 milion dollarë për secilën nga 10 seritë.

Kjo shumë, është shumë herë më e lartë, krahasuar me 275 mijë dollarë për seri që aktorja fitonte gjatë xhirimeve të “Sex and the City”, para disa vitesh.

Aktorja postoi një video nga Nju-Jorku, ku lexohej “And just like that”, titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm, ndërsa në sfond dëgjohej zëri i Carrie Bradshaw.

Deri tani është konfirmuar prezenca e tri aktoreve kryesore Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker, që interpretojnë Carrien, Mirandën dhe Charlotte. E vetmja që mungon është Kim Cattrall, e njohur si Samanta.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë