Loading…

Shuma qesharake: Qeveria Kurti i ndan 1.1 milionë euro për 14 komuna që u dëmtuan nga vërshimet

  • 27/09/2023 | 11:18

Shuma qesharake: Qeveria Kurti i ndan 1.1 milionë euro për 14 komuna që u dëmtuan nga vërshimet

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milionë e 123 mijë e 675 euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.


Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se përfitues do të jenë 14 komuna.

“Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetje financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë vitit 2022 për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë…Është e rëndësishme të potencohet se ky vendim nuk bie në kundërshtim me vendimin e Qeverisë të datës 29.09.2022 në të cilin parashihet kompensimi i dëmeve për të gjithë kategoritë që kompensimi të jetë nga sekretariati i Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo një vendim i tillë ka ardhur pasi disa nga komunat e lartë cekura nuk i janë përmbajtur udhëzuesit të hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe se ky proces ose kjo pikë e rëndit të ditës është vetëm evitim i lëshuar nga komunat në fjalë”, ka deklaruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë