Loading…

Shukri Buja: LDK’ja nuk është partnere korrekte politike

  • 11/11/2016 | 23:19

Shukri Buja: LDK’ja nuk është partnere korrekte politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, është shprehur i pakënaqur me funksionimin e deritanishëm të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Ai ka vlerësuar se ky koalicion nuk ka perspektivë të gjatë, pasi thotë se LDK’ja nuk është partnere korrekte politike.

Në intervistën dhënë për “Epoka e Re”, Buja ka theksuar se PDK’ja nuk duhet ta paguajë faturën e dështimeve të kryeministrit Isa Mustafa.

“Nuk shoh perspektivë të gjatë për këtë koalicion. LDK’ja nuk është partnere korrekte politike, pasi po pret vetëm momentin e vet: dobësimin e PDK’së”, ka thënë Buja.

Deputeti Buja ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017, për të cilin ka thënë se është buxhet manipulues, tipik komunist. Sipas tij, preken edhe paratë e pensionistëve dhe punëtorëve nga privatizimi për rritje ekonomike.

Sipas deputetit Buja, PDK’ja nuk duhet të lejojë që, pas një viti, si pasojë e këtyre mashtrimeve, të kolapsojë Kosova me borxhe dhe të mos ketë mundësi t’i paguajë pagat për mësuesit, mjekët dhe punëorët.

Ai ka paralajmëruar se nuk do ta votojë këtë version të buxhetit.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë