Loading…

Shuhet Alternativa në Prishtinë: Akuzohet Mimoza Kusari-Lila

  • 06/09/2019 | 11:27

Shuhet Alternativa në Prishtinë: Akuzohet Mimoza Kusari-Lila

Dega e Alternativës në Prishtinë ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht çdo formë të bashkëpunimit me partinë Alternativa në krye të së cilës është Mimoza Kusari-Lila. Kjo degë ka njoftuar se arsyeja e ndërprejes së bashkëpunimit ka të bëj me veprimet e kryetares, shkruan Gazeta Metro.


“Dega e Alternativës në Prishtinë, duke i mbetur besnike parimeve të liberales-demokracisë dhe shtyrjes përpara të interesave publike, bëri gjithçka në fuqinë e saj për të ruajtur idenë mbi të cilën edhe ishte themeluar si projekt politik. Mirëpo, ky synim i kësaj Dege, dhe i një pjese të konsiderueshme të degëve dhe anëtarësisë së Alternativës në nivel vendi, u anashkalua paturpësisht nga kryetarja Kusari-Lila dhe grupi i saj, për të çuar përpara projekte dhe ide me levërdi personale e grupore, duke anashkaluar apo nëpërkëmbur kështu të gjitha organet kryesore partiake”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Njoftimi i plotë:

“Kryetari (ja) i/e një partie politike, përveç udhëheqës do të duhej të ishte faktori kryesor unifikues i saj, i cili pamundëson shtyrjen përpara të agjendave të caktuara personale ose grupore, ndërkohë që i promovon ato të përbashkëta partiake dhe publike. Në të kundërtën shndërrohet në faktorin kyç të përçarjes, sikurse që kemi pasur rasti të shohim edhe më parë në skenën tonë politike.

Për fat të keq, pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe në partinë tonë, Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë.

Dega e Alternativës në Prishtinë, duke i mbetur besnike parimeve të libereal-demokracisë dhe shtyrjes përpara të interesave publike, bëri gjithçka në fuqinë e saj për të ruajtur idenë mbi të cilën edhe ishte themeluar si projekt politik. Mirëpo, ky synim i kësaj Dege, dhe i një pjese të konsiderueshme të degëve dhe anëtarësisë së Alternativës në nivel vendi, u anashkalua paturpësisht nga kryetarja Kusari-Lila dhe grupi i saj, për të çuar përpara projekte dhe ide me levërdi personale e grupore, duke anashkaluar apo nëpërkëmbur kështu të gjitha organet kryesore partiake.

Ne, si Alternativë e Prishtinës, nuk kemi qenë dhe as nuk do të jemi asnjëherë pjesë e lojërave të tilla.

Së këndejmi, për hir të të së vërtetës, dhe përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që na besuan dhe na besojnë ende, njoftojmë opinionin e gjerë publik se, nga sot e tutje e ndërpresim edhe zyrtarisht çfarëdo forme të bashkëpunimit dhe komunikimit me Alternativën, si parti”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë