Loading…

Shtyrja e vendimit për targat, Hyseni e quan Kurtin mashtrues patologjik

  • 05/12/2022 | 23:59

Shtyrja e vendimit për targat, Hyseni e quan Kurtin mashtrues patologjik

Ish-ministri i Jashtëm i LDK-së, Skender Hyseni e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, mashtrues patologjik, pas shtyrjes së vendimit për targat e automjeteve.


Hyseni në Prime Time në Kanal10, theksoi se Kurti tani duke e pranuar kërkesën e SHBA-së, për ta shtyrë këtë vendim, tentoi t’i manipulojë ata pak votues të tij që i kanë mbetur.

Ai ka folur edhe për situatën aktuale në very të Mitrovicës, për të cilën ka thënë se gjendja atje ngjanë me situate të krijuara para vitit 213.

“Më vjen keq ta them, Kurti mund të flas para mediave çfarë të doj. Gjithë ajo cfarë ka thënë është e pavërtetë. Është përpjekje për të manipuluar atë gruisht të vogël të votuesve që i kanë mbetur, dhe për ta paketuar dështimin e tij të madh për ta pranuar me kohë kërkesën amerikane. Sepse, në veri është krijuar një situatë e para vitit 2013. Në veri sot ka vakum, mungesë totale të institucioneve”, tha Hyseni në Prime Time./Gazeta10

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë