Loading…

Shtypi serb spekulon: “Britanikët u thanë shqiptarëve ta pengojnë vizitën e Vucicit”

  • 06/09/2018 | 21:25

Shtypi serb spekulon: “Britanikët u thanë shqiptarëve ta pengojnë vizitën e Vucicit”

Njoftimet e shtypit serb se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic mund të anulojë vizitën në Kosovë, gjë që Vucic as nuk e pohoi, as nuk e mohoi, tabloidi beogradas “Informer” ia shton edhe pak dramacitet – thotë se britanikët u thanë shqiptarëve ta pengojnë vizitën e Vucicit.

Pushteti shqiptar (përdoret shprehja fyese “shiptarske vlasti”) para disa orësh kanë njoftuar se Beogradin se Vucicit do t’i ndalohet që ta vizitojë liqenin e Gazivodës, gjë që është provokim, përtej të cilit kryetari nuk mund të kalojë – shkruan “Informer”-i, transmeton gazetametro.net.

Siç “merr vesh” kjo gazetë, kryetari Vucic është afër vendimit që ta anulojë vizitën në Kosovë, ka urdhëruar edhe të ndërpritet çdo kontakt me Prishtinën, ndërsa vazhdimi i bisedimeve i cili është caktuar për nesër në Bruksel është më se e sigurt se do të anulohet…

Lajmi i cili, siç njoftohet, është në përgaditje e sipër, në titull ka spekulimin se “britanikët i kanë urdhëruar shqiptarët që ta pengojnë vizitën e Vucicit në Kosovë”.

Na fakt, sot më herët, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar Aleksandër Vucicin se ndodh të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

Ai i përmendi tri arsye pse lejohen serbët në Kosovë, në të kundërtën ai ka thënë se këmba e tyre nuk do shkelte në këtë tokë, ka raportuar KP.

“Nuk e di a vjen Vucici në Kosovë, ja kemi dhënë lejen por me destruktivitet të stabilizimit në Kosovë, edhe kjo vihet në pikëpyetje. Dhe e dyta, nuk ka çka shkon te Liqeni i Gazivodës, nuk dihet as a ka me ardhë. Nuk dua këtë para jush ta bëjë të qenit patriot ose më pak patriot, dua të bëjë konsensus, kur ka qenë koha kundër agresorit atëherë e kam bërë. Nëse e vendosim për mos me ardhur, Vucici nuk do të futet në Kosovë. Ajo çka po mendojmë është për situatën e bashkëqytetarëve tanë të cilën po e bëjmë; me pozicionin e shtetit tonë të pavarur e sovran; me liberalizimin e vizave; me partnerët tanë ndërkombëtarë! Përndryshe mos të ishte kjo situatë, këmba nuk do i shkelte në Kosovë. Le ta provon pa leje, e din edhe ai tjetri (Marko Gjuriqi)”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë