Loading…

Shtypi serb: Kosova nuk bën kompromis, shtyhet marrëveshja me Serbinë?

  • 25/09/2018 | 12:16

Shtypi serb: Kosova nuk bën kompromis, shtyhet marrëveshja me Serbinë?

Marrëveshja me Kosovën si duket nuk do të ndodh në vitin 2018, apo në fillim të atij 2019 përkundër dëshirës së bashkësisë ndërkombëtare.

Në fakt, sipas gazetës beogradase “Blic”, e cila u referohet burimeve anonime diplomatike, ngadalë po fashitet presioni i vendeve perëndimore që çështjet e hapura ndërmjet Kosovës e Serbisë të zgjidhen sa më parë, transmeton gazetametro.net.

Një burim diplomatik nga Brukseli ka thënë për “Blic”-it se Gjermanisë e Francës u është bërë e qartë se zgjidhja përfundimtare (shprehje kjo, të cilën e përdorin mediet e politikanët serbë në vend të marrëveshjes me Kosovën) për Kosovën nuk shihet në horizont, kështu që është marrë vendim që më tgë mos insistohet që kjo çështje të zgjidhet deri në fund të vitit 2018 apo në fillim të 2019-ës.

Vucicit, sipas kësaj gazete, në shumë takime i është thënë se “mund ta zgjasësh me Kosovën edhe ndonjë vit”.

Shkak për tërheqjen e qëndrimit të mëhershëm qëndron në atë se, siç thuhet, Prishtina nuk dëshiron të bëjë asnjë lloj kompromisi, deri sa Serbia dhe qëndrimi i saj ka qëndrim se zgjidhja duhet të arrihet me kompromis.

“Vendeve më me ndikim u është bërë e qartë se Prishtina nuk dëshiron aspak të lëshojë pe. Serbia, nga ana tjetër, dëshiron bisedime dhe, siç ka deklaruar disa herë kryetari Aleksandar Vucic, zgjidhje me kompromis, me të cilin të dy palët duhet të humbin nga diçka. Megjithatë, vullneti i mirë nuk mjafton”, shkruan “Blic”-i.

Po ashtu, si problem përmendet edhe fakti se Hashim Thaçi nuk ka mbështetje në votuesit e tij aq sa ka Vucic në Serbi dhe për shkak se nuk ka guxim të dalë me çfarëdo qoftë zgjidhjeje konkrete, pos se ndonjëherë e përmend përkufizimin, por me këmbëngulje refuzon të plotësojë obligimin për formimin e Asocacionit të komunave serbe.

Thuhet edhe se është pritur se ShBA-të do të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën, por kjo nuk ka ndodhur. Madje, pasi që administrata e Trumpit e ka “relaksuar” qendrimin ndaj Beogradit, kështu që vetëm për pak javë nga “puna është e kryer, Kosova është shtet i pavarur”, erdhi deri te “Uashingtoni nuk do të intgerferojë në proces, do të mbështesë çkado që palët të merren vesh”.

“Diçka kanë ndryshuar gjërat qëkur ShBA-të janë interesuar më seriozisht për dialogun”, citon gazeta “Novosti” analisten Suzana Grubjesic.

/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë