Për shkak të mungesës së kuorumit, është shtyrë për nesër votimi i Ligjit për veteranët e luftës.
Votimi i ligjit ishte paraparë të bëhej sot në orën 15:15, pas rileximit. Por, as shtyerja për tri orë nuk ka mjaftuar që deputetët të shkonin për ta votuar ligjin.
Ligji për veteranët e luftës tani parashihet të votohet nesër në Kuvend, në orën 10:00.