Sot do të takohen grupet punese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Është shtyrë takimi i grupeve punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi i cili ishte paraparë të mbahej në ora 11:00, është shtyrë për ora 13:00.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhunka.
“Takimi do të mbahet në ora 13:00”, tha ai.
Ndryshe, grupet punuese do të takohen për herë të parë pas takimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të mbajtur para disa ditësh ku edhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet rreth arritjes së një koalicioni qeverisës.
Kujtojmë se para disa ditësh, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk do të diskutohet për postin e kryeministrit.
Ai para mediave ka shtuar se në qeverisje me LDK-në do të ketë përfshirje të grave 30 për qind./gazetametro.net