Loading…

Shtyhet seanca fillestare ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa

  • 19/04/2017 | 20:12

Shtyhet seanca fillestare ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa

Në Gjykatën Themelore në Pejë, nuk është mbajtur seanca fillestare ndaj ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa, dhe 38 të akuzuarve, përfshirë zyrtarë e biznesmenë nga kjo komunë.

Asnjë nga të akuzuarit nuk ka munguar, por gati 30 prej tyre nuk kanë pasur avokatë dhe shumica janë deklaruar se nuk kanë mundësi për të angazhuar një të tillë, raporton KTV.

Megjithëse pat propozime që të vazhdohet pa ta, gjyqtari Sylë Lokaj shpjegoi se një gjë e tillë nuk është e mundshme, ndërsa do t’u caktohen në bazë të detyrës zyrtare.

Disa prej avokatëve të pranishëm janë ankuar se prokurori nuk ua ka ofruar të gjitha provat në dispozicion, përfshirë aktvendimin për fillimin e hetimeve, aktvendimin për angazhimin e ekspertit të prokurimit dhe ekspertizën e tij.

Gjithashtu është kërkuar urdhëresa për përgjimin e numrave të telefonit, megjithëse prokurori special, Agron Bajrami, insistoi se të gjithë mbrojtësve u janë ofruar provat në dispozicion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë