Loading…

Shtyhet ‘Grammy Awards’, shkak varianti ‘Omicron’

  • 06/01/2022 | 13:03

Shtyhet ‘Grammy Awards’, shkak varianti ‘Omicron’

Lajmi për shtyrjen e ceremoninë shpërblyese “Grammy” vjen pasi edicioni i vitit 2021 ishte shtyrë nga 31 janari për në 14 mars.


Ka mundësi që ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” të shtyhet për të dytin vit, për shkak të brengave rreth rritjes së rasteve me variantin Omicron. Kështu kanë bërë të ditur mediat e huaja. Edicioni i 64-të i ceremonisë “Grammy” aktualisht planifikohet të mbahet në Los Angeles, të hënën më 31 janar. Billie Eilish, Doja Cat dhe Justin Bieber, janë në mesin e yjeve të muzikës që po i kryesojnë nominimet për vitin 2022. Sipas revistës “Billboard”, burime të shumta kanë deklaruar se ceremonia këtë vit mund të pësojë shtyrje për ca kohë. Kjo për shkak të situatës së vazhdueshme me pandeminë. Akademia e Regjistrimit e cila gjendet prapa organizimit të kësaj ngjarjeje, ende nuk ka bërë deklaratë zyrtare rreth këtyre spekulimeve.

Lajmi për shtyrjen e ceremoninë shpërblyese “Grammy” vjen pasi edicioni i vitit 2021 ishte shtyrë nga 31 janari për në 14 mars.

Komediani dhe prezantues i emisionit “Daily Show”, Trevor Noah, pritet të kthehet në rolin e prezantuesit për të dytin vit me radhës. Ky shou shumë i ndjekur e ka një numër relativisht të madh të të nominuarve, kjo pasi i janë shtuar edhe dy kategori të reja ato, “Performanca më e mirë globale” dhe “Albumi me muzikën më të mirë urbane”. Kështu, numri total i kategorive për shpërblimet “Grammy” arrin në 86 gjithsej. Jon Batiste është artisti më i nominuar në këtë sezon të shpërblimeve me 11 shosh. Edhe më impresionues është fakti se nominimet e tij variojnë në kategori të zhanreve të ndryshme, si R&B, Jazz, muzikë klasike dhe të tjerë. Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. kanë arritur të nominohen në gjithsej 8 kategori, e pas tyre renditen Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me nga shtatë nominime secila.

Sa i takon kategorive kryesore edhe këtë vit kemi artist të zhanreve të ndryshme të nominuar për çmime të tilla si, “Incizimi i vitit”, ku garojnë Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, grupi “ABBA”, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, Olivia Rodrigo dhe grupi “Silk Sonic”.

Për çmimin “Albumi më i mirë” të nominuar janë yjet Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, H.E.R, Taylor Swift dhe Kanye West. E në kategorinë “Kënga më e mire”, të nominuar sivjet janë: Ed Sheeran me “Bad Habits”, Alicia Keys dhe Brandi Carlile me “A Beautiful Noise”, Olivia Rodrigo me “Drivers License”, H.E.R me “Fight For You”, Billie Eilish me këngën “Happier Than Ever”, Doja Cat dhe Sza me “Kiss Me More”, grupi “Silk Sonic” me këngën “Leave The Door Open”, Lil Nas X me “Montero”, Justin Bieber me “Peaches” dhe Brandi Carlile me këngën “Right On Time”. Këngëtaret me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, kë vit nuk arritën ta marrin ndonjë nominim.

Ndërkaq ylli i njohur i muzikës, Jay-Z, është bërë artisti më i nominuar për çmim “Grammy” i të gjitha kohërave, kjo pasi i pranoi edhe tri nominime ekstra për ceremoninë e vitit 2022. Reperi i famshëm amerikan i ka fituar gjithsej 83 nominime në emër të tij, duke e mundur kampionin e kaluar me më së shumti nominime, Quincy Jones, i cili i ka 80 sosh. Jay-Z ka arritur që gjatë karrierës t’i fitojë gjithsej 23 çmime, “Grammy”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë