Loading…

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

  • 23/07/2019 | 12:41

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Është shtyrë për disa orë fluturimi për në Hagë i Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kjo për shkak të vonesave të kompanisë me të cilën ai do të udhëtonte, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Haradinaj do të udhëtojë sot për në Hagë, ku do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Kjo është edhe arsyeja se pse ai dha dorëheqje rreth 3 ditë më parë nga posti i tij, si i pari i Qeverisë së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë