Finalja e Ligës së Kampionëve midis Liverpool dhe Real Madrid është shtyrë për së paku 15 minuta, ka njoftuar zyrtarisht UEFA, shkruan Gazeta Metro.
Prezantuesi i stadiumit konfirmoi se finalja do të vonohet në orën 20:46 me orën lokale – 14 minuta para fillimit.
UEFA tha se fillimi i ndeshjes është vonuar për së paku 15 minuta.
Arsyeja del të jetë pamundësia e qindra tifozëve të Liverpool për të hyrë me kohë në stadium, pas tollovisë së madhe të shkaktuar jashtë stadiumit./gazetametro.net
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) May 28, 2022