Është shtyrë ceremonia e ndarjes së çmimeve kulturore për veprën jetësore dhe çmimeve tjera letrare, të vitit 2016, për shkak të aktiviteteve të shumëta që janë organizuar në këtë ditë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas vlerësimit të Jurisë Profesionale, ka nënshkruar vendimet për laureatët për vitin 2016, për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për letërsi, por kjo ceremoni nuk do të mbahet me 17 shkurt, siç është paraparë për shkak të agjendës së ngjeshur të aktiviteteve kulturore që do të mbahen për nder të Pavarësisë. Ndërsa për ditën se kur do të mbahet nuk dihet akoma, shkuan Gazetametro.net
Në ketë ceremoni pritej të jepeshin çmimet e vlerësuara tashmë, si çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”e shumë të tjerë. /gazetametro.net