Loading…

Shtyhet afati deri më 15 qershor për kthimin e borxhit prej 25 milionë eurosh ndaj ‘Z-Mobile’

  • 08/05/2019 | 19:10

Shtyhet afati deri më 15 qershor për kthimin e borxhit prej 25 milionë eurosh ndaj ‘Z-Mobile’

Komiteti ndërministror për ndërmarrje publike, që drejtohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka thirrur sot në takim pune Bordin dhe ekzekutivin e Telekomit të Kosovës së bashku me përfaqësuesit e kompanisë Dardafon.net (Z mobile), transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë me dije ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të largohet presioni për inkasimin e mjeteve të vendosura nga arbitrazhi ndërkombëtar me vlerë prej 25.9 milionë euro përmes përmbaruesve, gjë që do të bllokonte operimin e Telekomit të Kosovës dhe njëkohësisht, negociatat e obliguara në mes të palëve.

“Kërkesa jonë si komitet ishte që të krijohet një mundësi e re për të dy palët që të punojnë në një plan program të ri të pagesave, pa e ndërlidhur me punën e negociatave dhe rezultatin final të tyre, pra mos të bëhet presion që negociatat të përfundojnë në favor të njërës palë”, ka thënë Lluka.

Ai ka theksuar se borxhi ndaj kompanisë në fjalë është vendosur nga arbitrazhi dhe është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nga Gjykata e Apelit, prandaj sipas tij në këtë moment edhe është i pakontestueshëm.

“Pas një diskutimi nga të gjithë të pranishmit, palët u pajtuan që deri më 15 qershor të bëjnë një plan të pagesave ndaj këtij borxhi. Në këtë formë, grupet negociuese nuk do të vendosin temën e pagesës në diskutime.

Telekomi i Kosovës, i mbështetur nga ky komitet dhe tërë Qeveria e Kosovës, së shpejti do të ketë qasje në kredi për të implementuar kodin 383, për të siguruar mirëmbajtjen e Telekomit dhe njëherësh, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe për të bërë investimet e detyrueshme që të sigurohet mbarëvajtja e punës. Në asnjë formë, Qeveria nuk do të lejoj që Telekomi të dështojë pasi që luan rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe sigurinë kombëtare. Falënderoj të gjithë ata që ishin të pranishëm në këtë takim me rëndësi për të ardhmen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë ministri Lluka pas këtij takimi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë