Loading…

Shtrenjtimi i rrymës, opozita unike në kundërshtim të hapur e të ashpër

  • 18/01/2022 | 23:01

Shtrenjtimi i rrymës, opozita unike në kundërshtim të hapur e të ashpër

Qeveria e Kosovës sot e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kwh energji, shkruan Gazeta Metro.


Ky vendim ka ngjallur reagime e kundërshtime të mëdha nga Shoqëria Civile si dhe nga opozita në vend, e cila është treguar unike në këtë kundërshtim, të hapur dhe të ashpër në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, në emër të kësaj partie e ka kundërshtuar shtrenjëtimin e energjisë elektrike në vend duke thënë se kjo do të shkaktojë pasoja të mëdha tek qytetarët.

Stavileci ka thënë se kjo lëvizje është instalim i pabarazisë dhe diskriminimit.

“Kjo rritje do të rëndojë edhe më shumë mirëqenien sociale të qytetarëve dhe pabarazinë sociale, veçanërisht në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit janë rritur dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte zingjirore edhe më të mëdha”.

“Pra, pas pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po na kthen me vetëdije të plotë tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet. Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim”, ka thënë Stavileci.

PDK kundër shtrenjtimit të rrymës: E godet rëndë xhepin e qytetarëve

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku, ka thënë se sot Kosova ka edhe krizë edhe 100 milion euro më pak, edhe shtrejnëtim të energjisë.

Abdixhiku e ka quajtur skandaloz këtë veprim teksa ka thënë se të enjten LDK do ta kundërshtojë këtë paralajmërim.

“Në fillim thanë s’kemi krizë. Më pas i dhanë 100 milionë euro për blerje të energjisë. Para të buxhetit të shtetit që mund t’i përdornim shumë më mirë. Tani kemi edhe krizë, edhe 100 milionë më pak, edhe shtrenjëtim të energjisë”.

“Prandaj, paralajmërimin e sotëm skandaloz të Qeverisë, LDK do ta kundërshtojë këtë të enjte në seancë parlamentare. Presim që këtë vendim ta kundërshtojë çdo deputet i përgjegjshëm në Kuvend. Përtej kësaj, një dëm të tillë s’mund ta lejojmë e trajtojmë pa përgjegjësi”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ashpër për këtë vendim duke e quajtur të patolerueshme. AAK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se po shqyrton mundësinë e organizimit të protestave për këtë temë.

“Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme. Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset”.

“Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Kundërshtime të mëdha ka pasur sot gjatë gjithë ditës edhe nga Shoqëria Civile, analistë të shumtë politik e kanë konsideruar si një vendim të gabuar të marrë nga Qeveria e Kosovës i cili e rëndon edhe më shumë situatën financiare të qytetarëve të Kosovës. /gazetametro.net

AAK shqyrton mundësinë e organizmit të protestave për çmimin e energjisë 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë