Loading…

Shtratin për murin e ka shtruar Isa Mustafa

  • 23/12/2016 | 20:21

Shtratin për murin e ka shtruar Isa Mustafa

Shtratin për ta ndërtuar murin në Veri të Mitrovicës e ka shtruar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kur nënshkroi marrëveshjen dhe pranoi që ajo pjesë të bëhet shëtitore, ka thënë Albin kurti, në fjalën  tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që tashmë ndërtimi i murit s’është çështje ndarjeje, sepse, sipas tij, ndarja ka ndodhur qysh moti, por ky mur shtynë bashkimin e Mitrovicës drejt pamundësisë.

“Muri është aty për ta pamundësuar edhe më shumë bashkimin, ndarja është bërë më herët. Ne dialogu për normalizim na abnormalizoi”, pohoi Kurti.

Ai ka folur edhe për faktin se përse ShIK-u, që sipas tij ka qenë shumë aktiv në Mitrovicë, asnjëherë s’u ndesh me strukturat paralele.

“SHIK-u e Serbia kanë qenë më të fuqishmit në Mitrovicë, porse luftë me njëra tjetrën nuk bëjnë, besoj e keni vërejtur”.

Ndërsa duke folur për politikanët Kurti tha se “historia e popullit tonë po përfundon e privatizuar në biografi personale”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë