Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka rritur masat e sigurisë ndaj institucioneve dhe objekteve me rëndësi të lartë pasi që ka një periudhë që po merr informacione se kryeqyteti mund të jetë cak i ndonjë sulmi terrorist, shkruan Zhurnal.
Madje, një pjesë e misioneve diplomatike të huaja në vend kanë kërkuar siguri shtesë, përfshirë këtu ambasadën franceze dhe atë ruse, derisa MPB u ka vënë atyre në dispozicion të gjitha masat mbrojtëse, përfshirë dhe atë fizike.