Loading…

Shtohet presioni: Ambasada e SHBA’së në Beograd thotë se serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit

  • 04/02/2022 | 12:01

Shtohet presioni: Ambasada e SHBA’së në Beograd thotë se serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së) në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimi Europian (BE) Miroslav Lajcak, ka thënë se serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit, shkruan Gazeta Metro.


Ambasada Amerikane ka dalë me një qëndrim në Twitter ku konstatojnë se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

Ambasada e SHBA-së thotë se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit.

“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë  vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së.

Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Madje Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një Rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Derisa shtetet e QUINT’it dhe BE-ja kishte kërkuar lejimin e organizimit të votimit, bazuar në praktikën e kaluar ku OSBE-ja bënte mbledhjen e votave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë