Loading…

Shtohen kategoritë sociale, ngarkohet buxheti i Kosovës

  • 22/11/2018 | 22:40

Shtohen kategoritë sociale, ngarkohet buxheti i Kosovës

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të jetë mbi 2 miliardë euro – 54% e tij do të shpenzohet në paga dhe skema


Kategoritë e pensioneve vetëm sa po shtohen.

Me këtë shtohen edhe shpenzimet në buxhetin e Kosovës.

Në draft buxhetin për vitin 2019, pritet që për kategoritë e reja të ndahet një fond i veçantë.

Ku hyjnë pensione për gratë që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shtesat për fëmijë.

Ndërkaq për veteranët e luftës buxheti do të jetë rreth 60 milionë euro.

Kjo shumë, sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza, mund të ndryshojë.

Ndër të tjera, në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar, për pensionet kontributdhënëse do të ketë një rritje për 15%.

Mirëpo, kundër kësaj ngritje ka dalë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në një përgjigje me shkrim për T7, ky institucion thotë që ka kërkuar nga organet kompetente të vendit të kenë kujdes me shpenzimet për pensionet, sidomos ato kontibut dhënëse.

“Në kontekstin e diskutimeve të buxhetit, i kemi këshilluar autoritetet t’u përmbahen presioneve për përfitime sociale duke ecur para me reformat shumë të vonuara për veteranët e luftës dhe duke i rezistuar futjes në përdorim të skemave të reja të përfitimeve të cilat nuk i kanë për target të varfrit, si pensionet e veçanta për mësuesit ose policinë, përfitimet e lehonisë për të pa punësuarat, apo shtesat universale për fëmijët. Në vend të kësaj duhet të ketë përdorim më të mirë të skemës për asistencë sociale që iu drejtohet të varfërve. Gjithashtu sa i përket rritjes së pensioneve, ne i kemi këshilluar të qëndrojnë brenda kornizave të pensioneve bazike, gjë që do të ndihmojë në lehtësimin e varfërisë së moshës së shtyer (rritja e pensionit mujor në 90 euro do ta sillte më afër nivelit të përfitimeve të asistencës sociale), dhe të mos zgjerohen në skemën kontribuese që ka përfituar nga një rritje te madhe vetëm dy vjet me herët.”

E Oda Ekonomike Amerikane këtë e sheh si ngarkesë të buxhetit të Kosovës. Arian Zeka, nga ky institucion thotë se shpenzimet për pensione do të çojnë në një paqendrueshmëri buxhetore.

Draft buxheti për vitin 2019 është miratuar nga Qeveria dhe të mërkurën është shqyrtuar edhe nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku tha se kjo është shqetësuese.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019 pritet të jetë mbi 2 miliardë euro. Ku 54% e tij do të shpenzohet në paga dhe skema sociale

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë