Loading…

Shtohen aksidentet e rënda: Shkaktari kryesor shpejtësia

  • 23/12/2019 | 22:08

Shtohen aksidentet e rënda: Shkaktari kryesor shpejtësia

Aksidentet e rënda trafiku çdo herë e më shumë po marrin jetën njerëzve, ndërsa është konstatuar se shkaktarët më të mëdhenj janë shpejtësia, alkooli dhe përdorimi i telefonit, transmeton Gazeta Metro.


Vetëm në muajin e fundit është raportuar që së paku katër persona kanë vdekur dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Aksidente të kësaj natyre të rëndë, me pasojë vdekjen kanë qenë të pranishme edhe gjatë muajit nëntor të këtij viti, derisa policia ka njoftuar se prej periudhës janar-nëntor të këtij viti aksidentet që kanë përfunduar me fatalitet janë reduktuar në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Shkaqet e aksidenteve vazhdojnë të mbeten po të njëjta, shpejtësia e lartë, konsumimi i alkoolit si dhe vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë, burim është kthyer edhe përdorimi i telefonit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë