Loading…

Shtimen e ‘çliruar’ e pushtojnë ‘kungjat’

  • 22/02/2022 | 14:03

Shtimen e ‘çliruar’ e pushtojnë ‘kungjat’

Ditëve të fundit nëpër qytezën e Shtimes janë parë “kungja” të vendosur nëpër hapësirat publike  të qytetit, shkruan Gazeta Metro.


Pas ndryshimit të pushtetit për herë të parë nga paslufta në këtë komunë, duket se pushteti i udhëhequr nga kryetari Qemajl Aliu që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ndër projektet e para ka paraparë të vendosë ‘kungja’ nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

Rastet e së kaluarës na tregojnë se pushtetarët e rijnë të cilët vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndër punët e para që bëjnë janë vendosja e ‘kungjave’ nëpër qytet, një veprim të njëjtë e kishte ndërmarrë edhe ish-kryetrari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pas ardhjes së tij në komunë.

Në adresë të redaksisë kanë arritur fotografi ku shihet se disa nga hapësirat publike në këtë qytet janë vendosur kungja me ngjyrë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë