Loading…

Shteti serb i gatshëm të ndërhyjë, nëse Kosova i’a prekë presidentin

  • 08/09/2018 | 09:45

Shteti serb i gatshëm të ndërhyjë, nëse Kosova i’a prekë presidentin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare paralajmëruan dhe e dinë se presidenti i Serbisë  do të shkojë në Kosovë dhe janë të obliguar që gjithçka të kaloj sa më mirë.

Por, ai ka thënë se as shërbimi serb nuk do të “rri duarkryq” dhe se mund të garantojë se “nuk do të dalë askush që do të mund ta arrestojë Aleksandar Vuçiqin”.

“Këtë lirisht mund ta harrojnë”, tha ministri serb duke komentuar mundësinë e përsëritjes së skenarit të Marko Gjuriqit.

Duke mos dashur të tregojë se çfarë do të ndërmerr Serbia sa i përket sigurisë gjatë vizitës së Vuçiq në Kosovë, ministri Stefanoviq tha se garanton se në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë kreun e shtetit serb.

“Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai./lajmi.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë