Gazetari Mefail Bajcinovci ka reaguar lidhur me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic. Për këtë, ai ka bërë fajtor shtetin serb.
Sipas tij, ka qenë e qëllimshme djegia e veturës me të cilën u krye atentati pikërish në ‘Lagjen e Doktorëve’ e cila është me shumicë shqiptare, shkruan gazetametro.net.
Bajqinovci thotë se shteti serb që është fajtor me këtë po tenton t’i bëjë fajtorë shqiptarët.
Ndërkohë, ai ka konsideruar se intitucionet e sigurisë kanë dështuar, ani pse sipas tij sulme kishin paralajmëruar shteti amerikan para dy ditësh.
Ndryshe, politikani Ivanovic u qëllua me 4 plumba sot në orën 8:20 para selisë së partisë së tij./gazetametro.net