Loading…

Shteti në kolaps: Bie sistemi i tenderëve ku menaxhohen miliona euro

  • 28/05/2026 | 13:11

Shteti në kolaps: Bie sistemi i tenderëve ku menaxhohen miliona euro

Platforma elektronike e prokurimit publik ka dalë jashtë funksionit këtë të enjte, duke bllokuar hapjen e ofertave dhe procedurat e tenderëve shtetërorë. Përmes këtij sistemi menaxhohen miliona euro kontrata publike, shkruan Gazeta Metro.


Miliona euro tenderë publikë kanë mbetur të bllokuar këtë të enjte, pasi sistemi elektronik i prokurimit në Kosovë ka rënë nga funksioni.

Platforma e KRPP-së, përmes së cilës menaxhohen procedurat e tenderëve shtetërorë, publikimi i kontratave dhe dorëzimi i ofertave nga operatorët ekonomikë, është nxjerrë jashtë shërbimit për shkak të problemeve teknike dhe punimeve në sistem.

Përmes një njoftimi zyrtar, KRPP ka bërë të ditur se sistemi i prokurimit elektronik aktualisht nuk është funksional, duke detyruar pezullimin e hapjeve të ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit.

“Të nderuar përdorues të AK-ve dhe OE-ve. Aktualisht sistemi i prokurimit elektronik është jashtë shërbimit. Njoftohen gjithashtu te gjithë AK dhe OE qe për arsye te punimeve ne sistem dhe zgjidhjes se problemit, atëherë ne pajtim me RROUP, paragrafi 33.14, KRPP do te ndermarrë veprimet teknike ne sistemet të prokurimit elektronik, duke bërë ndalimin e hapjeve te ofertave për të gjitha aktivitetetet e prokurimit me date te hapjes 28.05.2026”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

 

Sipas KRPP-së, për shkak të ndërhyrjeve teknike dhe zgjidhjes së problemeve në platformë, të gjitha autoritetet kontraktuese obligohen të zgjasin afatet për dorëzimin e ofertave dhe aplikacioneve, në përputhje me Rregulloren Operative për Prokurimin Publik.

“KRPP do te obligoj te gjitha AK-se që të veprojnë në pajtim me RROUP paragrafi 33.14 dhe nën-paragrafet përkatëse për te bere zgjatjen e afateve për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për te gjitha aktivitetet e prokurimit me date te hapjes 28.05.2026”.

Përmes këtij sistemi zhvillohen pothuajse të gjitha procedurat e tenderëve publikë në Kosovë, nga furnizimet e vogla deri te kontratat milionëshe për infrastrukturë, shërbime dhe furnizime shtetërore./gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë