Loading…

Shteti më i ri në Ballkan, që ka valutën, kriminelët dhe 20 milionë dollarë investime

  • 02/06/2017 | 17:22

Shteti më i ri në Ballkan, që ka valutën, kriminelët dhe 20 milionë dollarë investime

E ka valutën e vet, birrën, kriminelët dhe 20 milionë dollar investime, zbulon presidenti Jedlicka.


Gjithmonë i buzëqeshur presidenti Vit Jedlicka ka folur për gazetën serbe Telegraf mbi planet e mëdha të cilat i ka Liberland, përcjellë gazetametro.net.

Kushdo që e konsideron mikro shtetin Liberland, i cili gjendet në territorin kontestues në mes të Serbisë dhe Kroacisë, joserioz dhe ka shikuar në të si objekt të zbavitjes, është mashtruar.

Shteti i lirë Liberland çdo ditë e më tepër e merr formën e shtetësisë. E ka valutën e vet, pasaportën, birrën, investimet, klubin futbollistik, madje edhe kriminelët e vet, dhe ka fundi i verës planifikon të organizojë festivalin dhe së shpejti themelimin e kripto valutës vetanake. Për të gjitha këto dhe për vet Liberlandin flet presidenti Vito Jedlicka, si dhe për planet e shtetit.

Në sajtin e Liberlandit janë regjistruar gati gjysmë milion njerëz, më saktë 460.000. Por, vetëm 400 të zgjedhur e kanë privilegjin të kenë shtetësinë.

Nëse dëshironi të merrni shtetësinë në mënyrë më të lehtë, duheni të paguani 5.000 dollarë. Megjithatë udhëheqësit më tepër vlerësojnë kur dikush angazhohet, sepse në këtë mënyrë bëhet pjesë e komunitetit të Liberlendit.

Liberlend shtrihet në 7 kilometra katrorë. Në territorin e tij gjendet një shtëpi, e cila është selia kryesore e qeverisë dhe kompania e Liberlendit, si dhe natyra shumë e bukur të cilën e stolisin plazhet me rërë dhe ishulli. Gjatë sezonit e vizitojnë 10-20 njerëz këtë shtet në Danub, dhe sipas vlerësimeve nga themelimi në pranverë të vitit 2015, rreth 6.000 turistë kanë shkelur në tokën e Liberlendit. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë