Zyrtarët e shtetit Washington në SHBA e kanë miratuar këtë program për të nxitur më shumë persona të vaksinohen pasi kanë arritur në 70 % të vaksinuar në popullatën e rritur të këtij shteti, transmeton Gazeta Metro.
Bordi rregullues i këtij shteti aprovoi programin këtë javë dhe ka lejuar tregtarët e licensuar të kanabis t’i ofrojnë një sasi të caktuar kanabisi konsumatorëve të rritur nga një shitore brenda qendrës së vaksinimit vetëm atyre që marrin vaksinën Covid-19.
Ky shtet nuk është i pari që ka nisur një program të tillë inkurajues me kanabis. Në shtetin e Arizonas po ashtu kishte një bashkim forcash mes kompanisë që shet kanabis dhe një grupi mjekësor për të ofruar vaksinim në tre dyqanet e tyre.
Në shtete tjera kanë nisur edhe përpjekje tjera për të inkurajuar njerëzit të vaksinohen, si në Ohio ku guvernatori DeWine ka hapur një lotari prej 5 milion dollarësh të cilët vetëm të vaksinuarit mund të fitojnë. 5 persona mund të fitojnë nga 1 milion dollarë./gazetametro.net