Loading…

Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë

  • 09/04/2017 | 08:10

Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë

Sot shtetasit turq do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.


Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1275 shtetas turq, shkruan kp.

Votimet do të fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë