Loading…

Shtetasit e Kosovës janë të tretët për punësim në Kroaci, të Shqipërisë në vendin e gjashtë

  • 04/02/2022 | 13:51

Shtetasit e Kosovës janë të tretët për punësim në Kroaci, të Shqipërisë në vendin e gjashtë

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Përljaskaj ka bërë sot të ditur se në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7,912 shqiptarë nga Republika e Kosovës.


Përljaskaj në një postim në Facebook shkruan se shtetasit e Kosovës janë të tretët me vend pune në Republikën e Kroacisë, ndërsa ata të Shqipërisë në vendin e gjashtë.

Lexoni të plotë postimin:

“Të dashur atdhetar,

Sipas të dhënave të fundit të MBP gjatë vitit 2021 në Republikën e Kroacisë janë të punësuar 7912 shqiptarë nga Republika e Kosovës, d.m.th shtetasit kosovar janë të III-tit me vend pune në Republikën e Kroacisë.

Nga Republika e Shqipërisë janë të punësuar 3,719, shtetasit shqiptarë janë të VI- tit me vend pune në R. e Kroacisë”, shkruan Lekaj Prljaskaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë