Autoritetet policore serbe dje kanë ndaluar një shtetas të Shqipërisë, në veturën e të cilit janë gjetur rreth 20 kilogramë drogë e llojit mariuhanë.
Gjatë kontrollit të veturës “Opel Astra”, drejtuar nga shtetasi shqiptar K.A (1992), në nje skutë të automjetit, policia ka gjetur 19 pako drogë me peshë të përgjithshme prej 19,560.00 gram.
Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë të dyshuarit shqiptar i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, ku më pas do të paraqitet para prokurorit kompetent. /gazetametro.net