Një person është plagosur rëndë sot në Prishtinë, si pasojë e një përleshje mes disa personave që ka ndodhur rreth orës 12:40 në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro mëson se i plagosuri është shtetas i huaj dhe i njëjti është dërgur për trajtim mjekësor.
Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se kjo plagosje ka ndodhur me armë të ftohtë (thikë).
“Ne ora 12 :40, kemi marre informaten se ne sheshin Zahir Pajaziti ne Prishtine, ka ndodhur nje perleshje fizike ne mes te disa personave. Bazuar ne te dhenat fillestare, ne kete rast nga arma e ftohte thike eshte plagosur nje person(shtetas i huaj). I njejti eshte derguar per trajtim mjekesor”, ka thënë Ahmeti për Metron.
Ajo tutje ka shtuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, të cilët aktualisht janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast. /gazetametro.net