Loading…

Shtëpizat e ‘Verë n’dimër’ sjellin atmosferën festive në kryeqytet: Bie puna te lokalet tjera në shesh

  • 14/12/2019 | 11:09

Shtëpizat e ‘Verë n’dimër’ sjellin atmosferën festive në kryeqytet: Bie puna te lokalet tjera në shesh

Shtëpizat e vogla prej drurit të cilat janë vendosur në sheshet ‘Zahir Pajaziti’ dhe ‘Skënderbeu’, po ndikojnë që atmosfera festive në Prishtinë të jetë e madhe dhe të ketë koncentrim të madh të klientelës rinore në këto shtëpiza, shkruan Gazeta Metro.


Për të gjashtin vit, sheshet kryesore të Prishtinës po ofrojnë ngrohtësi në ftohtin e dimrit.

Komuna e Pristhinës këtë vit ka organizuar festivalin ‘Prite N’Shesh’, ku nën ombrellën e këtij festivali dimëror është edhe ‘Verë n’dimër’.

Shtëpizat e vogla të ‘Verë n’dimër’, ju japin mundësi qytetarëve të kalojnë kohë dhe të shërbehen me pije të nxehta çdo ditë.

Këto shtëpiza hapen në mëngjes dhe vazhdojnë aktivitetin deri në mesnatë, duke bërë kështu që në kryeqytet atmosfera festive të jetë në nivel të lartë.

Përveç atmosferës festive që po japin këto shtëpiza, ato kanë ndikuar që të rinjtë të koncentrohen në këto vende ku shërbehen pije.

Mirëpo derisa në ‘Verë n’dimër’ klientela është e moshës së re por edhe të moshuar, kjo ka bërë që në lokalet e tjera të sheshit puna të bie dhe ka pakësim të madh të njerëzve që i frekuentojnë ato.

Metro ka kontaktuar me njërin prej menaxherëve të një kafiterie, që ndodhet në një prej shesheve kryesore, ku ka thënë se puna është dukshëm në rënie.

“Po këto shtëpizat kanë ndiku ma shumë se përgjysmë në rënie të punës tonë. Njerëzve po ju duket interesant dhe ma atraktive me qëndru në këmbë edhe me pi. Komuna duhet ta bëj një plan, pasi që për një muaj ne kemi shumë rënie në punë”, ka thënë ky menaxher për Metron, që ka dashur të mbetet anonim.

Ndryshe në kuadër të festivalit ‘Prite N’Shesh’, në kryeqytet ka edhe muzikë live çdo ditë, derisa ky aktivitet pritet të zgjatë deri me 31 dhjetor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë