Çka bëni me gazetat e vjetra? I hidhni ato në bërllok, apo i përdorni për të mbështjellë gjëra të ndryshme? Por, nëse i ruani rreth 100,000 gazeta, mund të ndërtoni një shtëpi!
Në Rockport të Massachusetts, ekziston një shtëpi me dy dhoma e cila është e ndërtuar e tëra me gazeta, ngjitës. Kjo shtëpi është e ndërtuar në vitin 1922 nga Elis Stenman, një inxhinier i cili nuk ka pasur shumë të holla për të ndërtuar një shtëpi normale! Stenman dhe familja e tij kanë jetuar në këtë shtëpi për rreth 6 vite.
Pas vdekjes së tij në vitin 1942, shtëpia e tij është kthyer në muze./gazetametro.net