Shtëpia e shkrimtarit të famshëm amerikan Mark Twain gjatë këtij viti mund të përdoret si frymëzim për shumë shkrimtarë nga e gjithë bota.
Shtëpia e Twain-it në Hartford, Connecticut, e cila pas vdekjes së tij është kthyer në muze dhe bibliotekë, në këtë vit do të jetë në shërbim të shkrimtarëve për të krijuar ide e shkruar vepra brenda saj. Kështu, ata do të mund të inspirohen nga shtëpia ku ka jetuar autori i shumë veprave të famshme letrare.
Shkrimtarët mund ta shfrytëzojnë atë për katër netë gjatë vitit 2017, dhe vetëm 3 orë në ditë, që do të kushtojnë 50 dollarë. Qëndrimi në shtëpinë e Twain-it ka disa rregulla dhe kushte të cilat do të respektohen nga të gjithë. Telefoni është i ndaluar, gjithashtu shkrimet që do t’i bëjnë personat në të do të shkruhen vetëm me laps, nuk lejohet të mirret asnjë frazë nga librat që ndodhen aty, përndyeshe veprat e tyre do të konsiderohen të pavlefshme, transmeton gazetametro.net
Twain, emri i vërtetë i të cilit ishte Samuel Clemens, u zhvendos familjen e tij në Hartford në vitin 1871. Mark Twain kaloi vitet më produktive të jetës së tij në këtë shtëpi. Ai shkroi veprat e tij më të famshme atje, duke përfshirë “Aventurat e Tom Sawyer “dhe “Aventurat e Huckleberry Finn”. /gazetametro.net