Lajmi i mirë për të gjithë fansat e filmit legjendar “Home Alone”, sepse tani shtëpia e famshme mund të merret me qira, transmeton Gazeta Metro.
Tani shtëpia e shumë e dashur, brenda së cilës ka ndodhur gjithçka është në AirBnb dhe ofrohet me qera, mirëpo nuk lejohet të banohet brenda saj, por vetëm për ta vizituar.
Për vetëm 25 dollarë, ju mund ta merrni me qira dhe ta shihni përbrenda shtëpinë e familjes McAllister nga filmi i njohur “Home Alone”, ndërsa me 12 dhjetorë do të jetë vëllai i madh i Kevinit, Buzz McCallister që do të mirëpresë personat e asaj dite./gazetametro.net