Presidenti Joe Biden nuk është lënduar pasi që u rrëzua në skenë gjatë një eventi në Colorado të SHBA kanë thënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Gazeta Metro.
Teksa po shpërndante diploma për të diplomuarit e Akademisë Ajrore të Forcave të SHBA presidenti u pengua duke ecur ku pastaj u rrëzua.
Bideni i cili është 80 vjeçar është presidenti më i vjetër që ka shërbyer ndonjëherë. Ai u rrëzuar të enjten dhe pasi që u ndihmua të zgjohej tha me shaka se i kanë vendosur pengesë në tokë, raporton BBC.
Ai kishte qenë në këmbë për rreth një orë duke përshëndetur kadetët para se të ndodhte incidenti.
Në pamjet e publikuara Biden shihet duke fajësuar disa qese të rërës në tokë të cilat ishin vendosur për ta nivelizuar me gjatësinë e Biden ekranin e leximit të fjalimit. Ai u ndihmua të zgjohej nga dy agjentë të shërbimeve sekrete të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e tij.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se Biden mbeti i qeshur por ai nuk pranoi të presë pyetje nga gazetarët para se të hynte në fluturimin drejt Shtëpisë së Bardhë./gazetametro.net