Loading…

Shtëpia e Bardhë ende e njeh Thaçin si kryeministër

  • 20/01/2017 | 10:07

Shtëpia e Bardhë ende e njeh Thaçin si kryeministër

Uashingtoni zyrtar ka dalë me një deklaratë për bisedën telefonike që zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka zhvilluar së fundmi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.


Por, në këtë komunikatë, Shtëpia e Bardhë i referohet Thaçit ende si kryeministër i Kosovës.

Në të thuhet se zëvendëspresidenti Biden ka shprehur shpresën e tij se Kosova dhe Serbia mund t’i tejkalojnë tensionet e fundit dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të normalizuar marrëdhëniet përmes dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dy shteteve.

Biseda e zëvendëspresidentit Biden me presidentin Thaçi erdhi pas takimit të Vuçiqit me Bidenin.

Temë e diskutimit të Bidenit me Thaçin dhe Vuçiqin ishin ngjarjet rreth trenit që provokoi tensione mes dy vendeve.

Para se të bisedonte me Biden, presidenti Thaçi ishte kontaktuar edhe nga shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila është udhëheqëse e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse në këtë dialog palët kryesohen na dy kryeministrat, përkatësisht nga Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, çuditërisht Mustafa nuk ishte kontaktuar nga Mogherini, por presidenti Thaçi.

Për të diskutuar rreth tensioneve që krijoi treni propagandues i Serbisë, Mogherini e kishte telefonuar më parë edhe kryeministrin e Serbisë.

Mustafa kishte mbetur nën hijen e Thaçit edhe kur ky i fundit ishte zëvendëskryeministër i Kosovës.

Nga publiku, Thaçi gjithnjë ishte parë më kryeministër se Mustafa për shkak të fuqisë së tij politike.

Komunikata e  Shtëpisë së Bardhë

komunikata

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë