Loading…

Shtatorja e Anton Çetës vendoset para Institutit Albanologjik

  • 03/02/2017 | 12:12

Shtatorja e Anton Çetës vendoset para Institutit Albanologjik

Figura e Anton Çetës do të nderohet me një shtatore e cila pritet të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë.


Kjo është vendosur sot gjatë një takimi që ka pasur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me një delegacion të Këshillit Organizativ për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Dom Lush Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu dhe Riza Krasniqi.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se figura e Anton Çetës është unike dhe si e tillë përfaqëson vlerat të jashtëzakonshme për Kosovën dhe identitetin e saj kulturor e shtetëror, vlera këto me të cilat krenohet populli i Kosovës.

Më tej ministri Shala shtoi se kjo shtatore është shenjë e vlerësimit për kontributin e tij të madh për kulturën dhe për humanizmin shqiptar.

Ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësuesve të Këshillit u bisedua për procedurat që po zhvillon MKRS-ja për të vendosur këtë shtatore, dhe u dakordua që sa më parë të vendoset gur-themeli.

MKRS-ja në projeksionin buxhetor sivjet ka paraparë 50 mijë euro për këtë projekt./gazetametro.net

foto2

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë