Loading…

Shqiptarja merr çmimin e parë të gatimit, në Amerikë

  • 24/12/2016 | 17:13

Shqiptarja merr çmimin e parë të gatimit, në Amerikë

Eljesa Haxhiu, e cila vjen nga Kosova ka fituar një garë kombëtare në SHBA, për recetën të rosës të gatuar nga vetë ajo, transmeton Gazeta Metro.

Ajo ka diplomuar në programin e arteve të kuzhinës në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it, Georgia, SHBA.

Në garën garën vjetore, fitoi çmimin e parë, “Maple Leaf Farms Annual Discover Duck Recipe”, dhe 10,000 dollarë raporton “Gwinnettdailypost”.

Receta e saj fituese përbënte “kombinim të mishit të rosës të përzier me oriz, pure, salcë cilantro ananasi dhe djathë cotija.

Recetat janë vlerësuar nga shija, kreativiteti dhe origjinaliteti, saktësia dhe metodologjia.

Eljesa Haxhiu  edhe më parë ka fituar  garën e divizionit të studentëve më 2014, me recetën e saj që në përbërje kishte po ashtu rosën e përzier me djathë dhie.

Ajo kishte fituar 2,500 dollarë ndërsa Programi i Kulinarisë në Kolegjin Gwinnett kishte fituar 1,000 dollarë produkte të mishit të rosës nga “Maple Leaf Farms”.

Ndërsa “Maple Leaf Farms” është prodhuesi më i madh i produkteve cilësore të mishit të rosës në vend.

Këtë vit, ajo u kthye për të garuar si profesioniste.

“Është ndjenjë e mirë të fitosh në një kategori profesionale sepse kur isha studente, më thoshin se receta ime studentore do të kishte mund të fitonte edhe në kategorinë profesionale atëherë, por meqë isha studente, nuk kisha mundësi të konkurroja në atë kategori. Për këtë arsye vendosa të provoja edhe njëherë”, thotë ajo, transmeton Koha.net. “Ishte ndjenjë e mrekullueshme të fitoja kësaj radhe në kategorinë profesionale, por edhe shumë stresuese. Fillimisht më njoftuan se kisha hyrë në top-pesëshen, ndërsa një javë më vonë më thanë se jam fituese e përgjithshme. Ishte një moment shumë mbresëlënës”.

Haxhiu është nga Kosova, dhe është rritur në një traditë familje të përgatitjes së ushqimeve bashkërisht.

Kjo edhe e kishte inspiruar atë të trajnohet për t’u bërë kryekuzhiniere në “Gwinnett Tech”.

Ajo tani punon në Kolegjin Teknik të Gwinnett-it.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë