Loading…

Shqiptarja braktis burrin dhe fëmijët për bosin e ISIS’it

  • 07/12/2016 | 11:34

Shqiptarja braktis burrin dhe fëmijët për bosin e ISIS’it

Dy personazhe kyçe kanë ndikuar në rekrutimin e Valbona Berishës, shtëpiakes shqiptare 34-vjeçare, e cila në dhjetorin e vitit 2014 u nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik.

I pari është Shefqet Krasniqi, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh dhe predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzë.

Një grua shqiptare që jetonte në Itali, ka braktisur burrin dhe fëmijët e vet, pasi u dashurua me një boss të ISIS.

Valbona Berisha u njoh me të virtualisht, fliste në chat dhe më pas vendosi të linte gjithçka dhe të shkonte të jetonte me të.

Dy janë personazhet kyçe të rekrutimit të Valbona Berishës, shtëpiakes shqiptare 34-vjeçare, e cila në dhjetorin e vitit 2014 u nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik.

I pari është Shefqet Krasniqi, islamist ekstrem, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh dhe predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup në Maqedoni, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzë”, shkruan milano.repubblica.

Mediat italiane shkruajnë se nga kërkimet në kompjuterin e gruas shqiptare janë zbuluar rrjeti i personave me të cilët ajo mbante kontakt, mes tyre edhe kërkime pa fund në internet, Youtube dhe interes i madh për Kalifatin, ISIS-in dhe ekstremizmin.

Sipas tyre, Valbona Berisha ra në kontakt online me dy predikuesit e lidhur me Al Baghdadi.

Më pas ajo u njoh dhe u dashurua, dhe më tej edhe u martua me një nga ata që cilësohen si boss i ISIS.

Berisha vendosi të shkonte te ai në dhjetor, në Al-Bab, 40 km në veri nga Aleppo, për t’u bërë pjesë e Kalifatit.

Ajo kishte me vete vetëm djalin 6-vjeçar, Alvin.

Për momentin nuk dihet nëse janë gjallë.

Kushërira e Valbona Berishës, Irma Berisha, tregon takimin e fundit me të:

“Ishim për darkë në shtëpinë e mamasë sime, kur Valbona tha se do të ikte në Siri, në ndihmonte në spitalet atje për ata që kishin nevojë.

Ajo tha se donte të ndahej nga burri, Afrimin, sepse thoshte se ai e rrihte dhe donte të largohet që të ndërronte mënyrën e jetës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë