Loading…

Shqiptarja Berisha ushtare e ISIS

  • 05/12/2016 | 18:30

Shqiptarja Berisha ushtare e ISIS

Nga një shtëpiake me tre fëmijë, u shndërrua në një ushtare të ISIS. Është ky ndryshimi rrënjësor i shqiptares Valbona Berisha e cila tashmë mendohet se ndodhet në Siri së bashku me djalin e saj të tretë, vetëm gjashtë vjeç.

valbona-berisha

Ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Sipas të dhënave të hetuesve italianë, e martuar në Itali, në zonën e Lekezës, Valbona nisi të radikalizohet dhe pas një jete laike, filloi të studionte Kuranin, duke u indoktrinuar nëpërmjet internetit nga imamë dhe ekstremistë të ndryshëm.

Më pas ajo mori vendimin për të udhëtuar drejt Sirisë për të kontribuar për ISIS duke u bërë ushtare ose luftëtare. Kur u largua, ajo mori me vete dhe djalin e tretë vetëm gjashtë vjeç që sipas saj në të ardhmen do të bëhet një martir.

Në provat e mbledhura nga hetuesit italianë, përveç ndryshimit të pësuar nga gruaja, është dhe dialogu i fëmijës me babanë e tij, ku ai i thotë se mami duket si një ninxha dhe se dëshiron të kthehet në shkollë por ajo nuk e lejonte./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë