Në Veri të Mitrovicës, është vjedhur fillimisht dyqani i një shiptari, në të cilin ka pasur pemë, perime dhe produkte të mishit, e pastaj i është vënë zjarri.
Sipas pamjeve dhe përshkrimit që është bërë, vjedhësit fillimisht kanë marrë nga aty mall me vlerë deri në katër mijë euro dhe më pas i kanë vënë zjarrin dyqanit.