Loading…

Shqiptari zgjidhet në strukturat udhëheqëse në partinë më të madhe në Zvicër

  • 03/03/2017 | 00:01

Shqiptari zgjidhet në strukturat udhëheqëse në partinë më të madhe në Zvicër

Grupi i migrantëve brenda Partisë Socialdemokrate (PS)  i ka dhënë besimin Osmanit Osmanit, ta përfaqësoj këtë strukturë të rëndësishme në drejtorinë udhëheqëse të partisë së dytë nga madhësia në Zvicër.


Këtë për Gazeta Metro, e ka konfirmuar Hilmi Gashi, i cili ka dërguar një shkrim me disa të dhëna rreth pozitës që do të udhëheqë Osman Osmani.

Ai, raporton se Osmani është zgjedhur gjatë mbajtjes së Kuvendit të Përgjithshëm të të socialdemokratëve migrantë të Zvicrës, ku u bënë edhe zgjedhjet për Delegatë në organet më të larta të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Osmani bashkë me Françoise Bassand, do t’i përfaqësoj interesat e migrantëve në strukturën udhëheqëse të partisë.

Hilmi Gashi, thotë se konkurrenca për këtë vend me rëndësi ishte e konsiderueshme. Delegatët ia dhanë besimin Osman Osmanit në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Në mesin e të zgjedhurve në organet e ndryshme partiake janë edhe shumë shqiptarë, të cilët fituan besimin e delegatëve për t’i prezantuar migrantët në organet e larta të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Ervin Sheu nga Kantoni Vaud dhe Urim Deva dhe Kosta Papa, të dy pa pasaportë zvicerane- nga Kantoni i Bazelit u zgjodhën delegatë për Kongresin e PS. Florim Kadriu nga Kantoni i Argaut do t’i përfaqësoj interesat e migrantëve në Kuvendin e delegatëve”, ka treguar Gashi.

Gashi tregon tutje se si me projektin e nisur në vitin 2012 për formimin e grupit të migrantëve socialdemokrat “SP-MigrantInnen/ PS Migrant-e-s” është ndërmarr një hap i rëndësishëm në fuqizimin e migrantëve brenda Partisë dhe në nxitjen e bashkëpunimit me strukturat ekzistuese në Parti.

Themelimit të kësaj strukture sipas Hilmi Gashit, i ka parapri puna mbi njëvjeçare në pilot-projektin e iniciuar dhe udhëhequr nga deputeti i parë me prejardhje shqiptare në Zvicër në parlamentin e Kantonit Schaffhausen, Osman Osmani.

Sipas tij ai ka gëzuar edhe mbështetjen e fortë nga Peter Hug, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare i PS. Njohja e kësaj strukture u bë në dhjetor të vitit 2016 në Kongresin e PS. Me këtë edhe është hapur udha për përfaqësimin e kësaj strukture në organet strategjike dhe ekzekutive të Partisë Socialdemokrate.

E me këtë Osmani citohet të ketë thënë se hapat e ardhshëm do të jenë informimi i drejtë i migrantëve mbi mundësitë të cilat i kanë ata në proceset vendimprurëse në të gjitha nivelet.

“Ne do tu japim kurajë atyre dhe do ti përgatisim të angazhohen në organizata dhe shoqata jashtë Partisë, qoftë kjo në shoqatë lagjeje apo ndonjë trup këshillëdhënës, për të cilat nuk ka nevojë të posedohet e drejta e votës”, ka thënë Osmani.

Një synim tjetër me rëndësi i këtij angazhimi është edhe luajtja e rolit të një ure lidhëse mes Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes së migrantëve mes bashkëpunimit me partitë simotra nga vendet e prejardhjes së migrantëve.

“Unë konsideroj të rëndësishme mundësimin e transferimin dhe shkëmbimit të njohurive mes vendin amë të shumë migrantëve të këtushëm dhe të Zvicrës. Ne kemi mësuar aq shumë gjëra për institucionet demokratike, gjë që duam ta ndërmjetësojmë më tej. Dhe unë jam i bindur se ka gjëra, të cilat zviceranët mund ti mësojnë nga njerëzit e vendeve tjera. Procesi i të mësuarit është atëherë i mirë, kur është i ndërsjellët dhe kur mundësohet shkëmbimi i gjallë mes të gjithë të përfshirëve në proces” shprehet optimist Osmani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë