Një shqiptar është arrestuar të martën në qytetin e Hamburugut, derisa po tentonte të regjistrohej në organet komunale me pasaportë të falsifikuar, shkruan Die Welt.
Ai po përdorte një dokument identifikimi të Slovenisë, dhe u paraqit vet te autoritetet lokale të njësisë komunale Eimsbüttel, për tu regjistruar si banor i qytetit. Por dokumenti ishte falsifikuar dobët dhe kjo e nxiti nëpunësen të vërtetonte në detaje origjinalitetin e pasaportës, dhe pastaj të lajmëronte policinë, transmeton gazetametro.net
“Gjatë ekzaminimit të mëtejmë u vërtetua se kishim të bëjmë me një falsifikim të plotë”, ka thënë një zëdhënës i policisë, që bëri të ditur se shqiptari po të qëndron në arrest. Për disa orë në polici qëndroi edhe një gjermane 24 vjeçe, e cila e shoqëroi shqiptarin në zyrat komunale për regjistrim. /gazetametro.net