Arrestimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, ka nxitur reagime të mëdha në vend.
Arrestimi i Haradinajt, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka ngjallur mjaftë reagime te të gjithë. Të shumtë janë shqiptarët që kanë kërkuar lirimin e tij, ashtu si ky i ri që ka vendosur të protestojë para ambasadës franceze në Tiranë.
Teksa qëndron përpara ambasadës së Francës, ky i ri ka shkelur me këmbë flamurin e Serbisë, duke kundërshtuar kështu arrestimin e ish-komandantit të UÇK-së, ndërsa mbanë në dorë flamurin e Francës ku shkruan ‘’Je suis Haradinaj’’, që në shqip i bie: Unë jam Haradinaj.
Sidoqoftë, nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj, arrestohet në bazë të fletëarresteve të lëshuara nga Serbia e që zbatohet nga Interpoli. Në qershor të vitit 2015 Haradinaj u arrestua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare nga Gjermania. Kosova nuk është pjesë e Interpolit, mirëpo, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vazhdimisht kanë kërkuar nga Interpoli që të mos merren parasysh fletëarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës./Gazetametro.net