Niko Zaimi, i dënuar më parë për vjedhje duket se nuk e ka harruar zakonin e tij të keq. 31-vjeçari u arrestua në kohë rekord nga Policia e Tiranës pas grabitjes së një automjeti tip BMW nga një servis në Laprakë.
Ndërsa policia e ndalon, ai ul xhamin dhe i drejtohet me fjalët: “Për çfarë më bini në qafë? Çfarë doni?”
“Zbrit pak në tokë djali, të lutem”, ia kthen punonjësi i Policisë. “Duam ta verifikojmë”.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:10, ku Zaimi përfitoi nga momenti që mekanikët e kishin lënë automjetin tip BMW, të ndezur në hyrje të servisit dhe e mori duke u larguar me shpejtësi.
http://www.dailymotion.com/video/x57d35f_grabitesi-i-bmw-se-kapet-nga-policia_news