Një taksist shqiptar është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave italiane.
Shqiptari Besnik Hoxha akuzohet se mes muajit korrik të vitit 2016 dhe atij nëntor të vitit 2017, ka përdhunuar dy vajza të moshave 20 dhe 25 vjeçe, transmeton gazetametro.net
Në të dyja rastet, ai e kishte ndalur makinën e tij në një rrugë dytësore dhe kishte abuzuar me to.
Prokuroria kishte kërkuar dënim me 14 vjet burg. Ai u dënua me 8 vjet. /gazetametro.net